Një veprim rutinë për djegien e kartonëve dhe barishteve pranë një magazine në Shkozet u kthye në një zjarr me pasoja të rënda për Durrësin dhe zonat përreth. Një ditë pas zjarrit, Policia njoftoi arrestimin e pronarit të magazinës, ndërsa vatra mbetet ende e nxehtë. Zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të riaktivizimit të flakëve.