Janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar që i dogjën makinën policit në Lezhë. Mëngjesin e së hënës një automjet u përfshi nga flakët në lagjen Besëlidhja në Lezhë. Makina i përkiste një punonjësi policie, i cili prej më shumë se një viti shërben në patrullën e përgjithshme. Që në fillim autoritet dyshuan se kjo ka qenë zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të pozicionit të punës.