Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, te arrestuar pas protestës të së hënës. Ndaj tyre rëndon vepra penale nxitje e urrejtjes dhe poshtërim i simboleve të Republikës. Së bashku me ta, u shoqëruan në polici dhe gjashtë persona të tjerë, të mitur që u proceduan penalisht pasi gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.