Senegali ka sekuestruar tre konteinerë me municion nga një anije transporti me flamur të Guiana në portin e kryeqytetit Dakar. Doganat e vendit njoftuan se ngarkesa me vlerë mbi 5 milionë dollarë u kap kur anija ndaloi për tu furnizuar me karburant, por më pas u kontrollua pas paqartësisë së deklarimeve”. Doganat nuk përmendën se kur ndodhi sekuestrimi, por thanë se po merreshin në pyetje ekuipazhi i saj ukrainas. Destinacioni i anijes së ndaluar nuk u bë publik nga autoritetet, por ajo kishte ndaluar në Itali dhe në ishujt spanjolle Kanarie para se të mbërrinte në Dakar. Në qershor 2021, marina e Senegalit sekuestroi tetë ton kanabis në një anije në brigjet perëndimore të vendit.