Top Channel/ Doganat greke paralajmërojnë grevë dyditore, paralizohet lëvizja edhe në Shqipëri
28/03/2024 21:17

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe duke nisur nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill. Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin fqinjin tonë me vendet e rajonit. Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë. Gjatë një kontakti të Top Channel me doganën e Kakavijës dhe atë të Kapshticës, u komunikua se gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizë asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga Greqia dhe drejtë saj. Mësohet se do të lejohen të kalojnë në kufi vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta. Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit. Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate. Sindikata nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes së top-ch lidhur me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë lëvizje të shtuar qytetarësh në dogana, por edhe kërkesë të shtuar për mallra. Pamjet: AFP

Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04
Top News- Algoritmi e Flamingot në OKB, Rama: Gënjeshtrat po udhëtojnë pa viza
25/09 23:04
Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52
Top News- I dërguari i Trump nis misionin, ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 21:51
Top Channel/ “Trump ka të drejtë, AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Nevojitet IA që…
25/09 21:47
Top Channel/ Nga IA te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama 25 minuta fjalim në OKB
25/09 21:47
Top Channel/ “Makineria do t’i përgjigjet dikujt”, Rama në OKB: Problemi është kujt do t’i përgjigjet
25/09 21:46
Top Channel/ Rama në OKB: Narrativa se bregdeti shqiptar u pushtua nga Izraeli erdhi nga algoritmi
25/09 21:43
Top Channel/ “Rreziku më i madh i AI, t’i bindet njeriut të gabuar”, Rama: Ndodhi në vendin tonë
25/09 21:42
Top Channel/ Rama mban fjalim në OKB, komenton protestat, zbulon qëndrimin për AI
25/09 20:11
Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52
Top Channel/ “T’i japim goditjen e fundit regjimit”, Berisha: Është detyrimi ynë ndaj shqiptarëve
25/09 19:29
Top Channel/ “Nuk janë asgjë mesazhet që patë dje”, Berisha: Do ju dalin të gjitha
25/09 19:28
Top Channel/ “Pasuritë e vendit të paprekshme për popullin”, Berisha: Për qeveritarët janë parajsa
25/09 19:28