Dita e tretë e ceremonive mortore të mbajtura për vdekjen e ish liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, u shoqërua me thirrje të turmës kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Madje në njërën nga pankartat, që njerëzit mbanin në duar, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, shkruhej: “Do të vrasim Trumpin”, dëshmia më e fundit e faktit se armëpushimi nuk ka zbehur urrejtjen dhe armiqësinë.