Policia ka arrestuar një person që ka kërcenuar në mediat sociale se do të qëlloj në kokë dhe vrasë, udheheqësin e partisë “Reforma”, Nigel Farage, parti në opozitë në Britani, e cila në sondazhet e opinionit publik gjatë tërë vitit ka qënë mbi partinë Laburiste në pushtet të kryeministrit në ikje Sir Kier Starmer. I dyshuari e cilëson veten si terrorist në postimet e tij në mediat sociale, dhe në një prej tyre ka paralajmëruar Nigel Farage, se ”Unë do të qëlloj ëe kokë nëse ti fiton”, sipas Telegraph të Londrës.