Malësi e Madhe/Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi. Finalizohet operacioni policor i koduar “Grizhë”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara kohët e fundit, për goditjen e paligjshmërisë, me qëllim sundimin e ligjit në gjithë territorin. Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.