Top Channel/ ”Do thyej këmbën që të mos shkoj në luftë”: Rusët të dëshpëruar, a i hap BE dyert?
23/09/2022 18:44

“Do të thyej krahun, këmbën, do shkoj në burg c`të jetë e nevojshme vetëm që të mos shkoj në luftë”; ky pohim i një të riu nga Kaliningradi për BBC-së dëshmon qartë se deri në c`pikë ka mbërritur dëshpërimi i të rinjve rusë pas shpalljes së planeve të Kremlinit për mobilizim ushtarak. Në qytetet e mëdha të Rusisë, lufta shtatë mujore e Ukrainës është dukur gjithmonë si dicka që ndodh larg. Por në momentin që Vladimir Putin përfundoi fjalimin e tij të fundit, ajo mbërriti dhe në shtëpitë e rusëve të thjeshtë, duke ua sjellë luftën dhe frikën e vdekjes shumë më pranë nga sa mund ta kishin menduar ndonjëherë. Një i riu doktorant dhe lector në një universitet prestigjoz vendas, i identifikuar vetëm si Sergei, rrëfeu për gjigandin mediatik anglez se po priste ushqimin që kishte porositur kur ra zilja e derës, dhe në vend të kësaj, gjeti përpara dy burra të veshur civilë që i dorëzuan disa dokumente ushtarake dhe i kërkuan t`i firmoste. BBC siguroi një kopje të tyre. Kremlini thotë se vetëm ata që e kanë bërë shërbimin ushtarak dhe kanë eksperiencë në fushëbetejë do të thirren për të shkuar në Ukrainë. Por Sergei nuk ka asnjë eksperiencë të tillë. I ati druhet se cfarë mund të ndodhë me 26 vjecarin, pasi shmangia e firmës në një rast të tillë, në Rusi, konsiderohet vepër penale. Putini kërkon 300 mijë rezervistë. Nga mobilizimi i pjesshëm do të përjashtohen punonjesit e IT-së, ata që punojnë në banka dhe gazetarët e mediave shtetërore. Por ndërkohë kjo duket nuk prek as rrethin e ngushtë të tij. Një ndihmës i Aleksei Navalnyt futi në kurth djalin e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov gjatë një transmetimi live në kanalin Popular Politics në YouTube. Ai u hoq si ofircer rekrutimi dhe i telefonoi Nikolait për ti thene se i kanë derguar ftesën për mobilizim ndërsa ai përpiqet: Nuk vij, Une jam zoti Peskov, nuk do të paraqitem fare. Deri tani Gjermania është shprehur e gatshme t`i ofrojë mbrojtje rusëve që i largohen mobilizimit, Finlanda do t`i lejojë gjithashtu, por vendet Balltike dhe Republika Ceke jo, me pretendimin se ata nuk kualifikohen për viza humanitare. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34