Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Rusisë që të rinovojë marrëveshjen e grurit, që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres shprehu shqetësimin se ky qëndrim i presidentit rus Vladimir Putin do të sjellë pasoja të rënda, kryesisht tek njerëzit e varfër.