Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur punën për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale pas dekretimit të datës 6 mars nga Presidenti Meta. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për mediat se tha se kostoja paraprake e shumës për zhvillimin e zgjedhjeve është 180 milionë lekë, por një raport përfundimtar do të jepet në fund të ditës së sotme.