Top Channel/ “Do të martoheshim”, u dogj i gjallë, deklarata e partneres së shqiptarit
29/11/2024 23:53

18-vjeçari shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, ishte mes tre personave që humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor në një fabrikë fishekzjarresh në Itali. Ndërkohë, një person ka rënë në pranga deri më tani. Punzo Pasquale, 38 vjeç akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat ai i ka mohuar gjatë seancës gjyqësore. Punzo Pasquale dyshohet të jetë personi që shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse. Samueli, i cili ndërroi jetë në ditën e parë të punës, bashkëjetonte me partneren e tij 17-vjeçare në Ponticelli dhe ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë. Mes lotësh 17 vjeçarja ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë. Ajo shprehet se ata kishin planifikuar se së shpejti do të bënin dasmën. “Ëndrra më e madhe e Samuelit ishte të martohej me mua sapo të mbushja 18 vjeç. Ai donte të qëndronte me mua, të merrte një shtëpi jashtë Napolit dhe të shkonim së bashku në një udhëtim. Ai bëri gjithçka për familjen tonë. Ai ishte njeriu më i mirë në botë. Në Qershor patëm pagëzimin e vajzës sonë. Ne po planifikonim dasmën”, tha partnerja e viktimës. Po gjithashtu edhe vjehrra e tij ka folur më herët për ngjarjen e rëndë. “Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të dhe gruan e tij. Ai ishte një djalë punëtor. Ai kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull. Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës. Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar”, tha vjehrra e viktimës. Më tej ajo ka theksuar se kanë folur në telefon një orë para tragjedisë. “Dy vajzat e vdekura ishin nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00, na tha se po hanin një sanduiç. Pastaj një orë më vonë ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara, kush do të na i kthejë fëmijët?”, shtoi ajo.

Top Channel/ Dhunoi prindërit, vdes babai. Tragjedi në Durrës, 72-vjeçari viktimë e djalit të tij
16/11 15:51
Top News-SPAK çon në gjyq Belinda Ballukun/1.8 mln euro pasuri të sekuestruara,10 tendera nën hetim
16/11 15:39
Top Channel/ SPAK dërgon për gjykim ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe 27 të pandehur të tjerë
16/11 15:36
Top Channel/ Taksistët në protestë. Paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin zgjidhje
16/11 15:32
Top News – U dhunua barbarisht nga djali, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 72-vjeçari nga Durrësi
16/11 15:23
Top Channel/ Protesta, 268 gjoba, asnjë nuk paguhet. Policia i gjobit për bllokimin e rrugëve
16/11 15:20
Top Channel/ Adriatik Llallës nuk ia falin burgun. Rrëzohet kërkesa e parashkrimit të dënimit
16/11 15:12
Top Channel/ ‘Kam luftuar për këtë gjë’, Rama: Anëtarësimi, i mbështetur në meritë, Ukraina….
16/11 15:09
Top News- Veriu i Shqipërisë “pushtohet” nga shiu/ Probleme nga reshjet e dendura në Kukës
16/11 14:47
Top News- ‘Shqipëria përparim drejt BE’, Von Der Leyen: Zgjerimi forcon Europën!
16/11 14:41
Top Channel/ Kreu manovra të rrezikshme me motor në Tiranë, arrestohet një shtetas, 21 të tjerë…
16/11 14:05
Top News – Gjoba 5 mijë lekë për protestuesit. Bllokuan rrugën para Kryeministrisë
16/11 13:35
Top News – GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës. Nuk ka parashkrim të dënimit për ish-kryeprokurorin
16/11 13:32
Top News- Berisha sulmon SPAK. Kreu i PD i ndërron emrin- Do quhet ASKKR!
16/11 13:21
Top Channel/ Llalla humb betejën në gjyq/ Gjykata i refuzon kërkesën për parashkrim të dënimit
16/11 12:36
Top Channel/ Tritol në shtëpinë e Mateos Pashajt në Patos, i dënuar për vrasjen e 17-vjeçarit
16/11 12:23
Top Channel/ Plagosje me thikë në burgun e Durrësit, i dënuari përjetë qëllon një 45-vjeçar
16/11 12:22
Top Channel/ Arrestohet Luçian Mëhilli, kërkohej si bashkëautor në vrasjen e Valter Fierzës në 2023
16/11 12:20
Top News – Tritol edhe banesës në Patos. Nga shpërthimi vetem dëme materiale
16/11 12:06
Top News – Plagosje në burgun e Durrësit. Sherr mes të dënuarve, qëllohet një prej tyre
16/11 12:00