Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vizitës së tij në Memorialin Qendror për të Rënët e Ushtrisë së Kuqe në qytetin sllovak Michalovce, Fico mbrojti qëndrimin e tij, duke vënë në dukje se pjesëmarrja e tij në festimet ruse nuk është e lidhur me zhvillimet aktuale ndërkombëtare.