Top Channel/ Do rritet ekonomia, do ulet borxhi. Premtimet ekonomike për mandatin e tretë
16/09/2021 15:19
Ekonomia do të rimëkëmbet pas goditjes nga pandemia dhe do të njohë vetëm rritje.
Është ky zotimi që bën kryeministri Rama për mandatin e tretë sipas të cilit ekonomia do të rritet mesatarisht me 4% dhe borxhi publik do të vijë duke u ulur në 60%.