Elena Dorfman, e njohur më së shumti si fotografe për marrëdhëniet mes shteteve dhe kulturave, marrëdhënien e njeriut me natyrën po ashtu, tashmë ka mbarritur në Shqipëri prej një muaji për të punuar për një projekt shumë interesant. Rimasterizimin e pothuajse 40 filmave shqiptarë. Filma artistikë të gjatë. Një punë të cilën ajo e bën për një projekt të sajin personal. Me origjinë nga Korca, nga nëna e saj. Ajo ka lindur në Boston dhe jeton në Los Angeles ku ushtron edhe krijimtarinë e saj si artiste e lirë.