Qeveria do të ndryshojë ligjin për koncesionet dhe kontratat PPP. Përfaqësuesit e Financave deklaruan në Komisionin e Ekonomisë se drafti me ndryshimet po punohet edhe me konsulencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe do të mbërrijë në Kuvend në pjesën e dytë të vitit.