Tekniku italian i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran mbajti sot konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së tij të parë si udhëheqës i pankinës Kuq e Zi. Maran shprehu se ndeshja e nesërme do te jetë e rëndësishme për të kuptuar se sa janë përcjellë idetë e tij te lojtarët, prej të cilëve tha se ka patur një gatishmëri pune. Tekniku italian u shpreh se është e vështirë që një ekip të konsolidohet në kaq pak ditë, sidomos në fundin e sezonit, por shtoi se skuadra do të bëjë çmos për të marrë fitoren në miqësore. Maran, u ndal edhe te filozofia e tij e lojës sa i përket asaj që do të sjellë në Kombëtare. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.