Top Channel/ ‘Do ndërtonin kullë në Tiranë’, zyrtarë shqiptarë në dosjen “SKY” në Belgjikë
09/04/2024 19:58

Mediat belge zbulojnë detaje nga gjyqi për një organizatë kriminale prej 40 personash, shumë prej të cilëve shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Duke zbardhur dosjen hetimore, “La Libre” raporton se operacioni daton në 30 shtator 2020 kur, kur u gjet një furgon me lëndë kimike që përdoren për përgatitjen e kokainës, vaj kanabisi dhe rrëshirë e uniforma false policie. Pas përgjimeve, autoritetet ranë në gjurmët e autorëve, përfshirë një të dënuar në Barcelonë pasi ishte kapur me 441 kg kokainë, që me duket vazhdon të drejtojë trafikun e drogës nga qelia. Një tjetër udhëtonte shpesh në Dubai, Greqi apo Meksikë dhe zotëron një plantacion legal kanabisi në Greqi, të subvencionuar nga qeveria. Trafikantët takoheshin në parkingjet e supermarketeve, ku këmbenin çantat. Ndërsa në Zutendaal u gjet një magazinë ku dorëzoheshin fuçitë me drogë. Falë dekodimit të kriptofonave “Sky ECC”, në telefonin e Indrit K., një prej të pandehurve kryesorë, shihen foto të bareve të kokainës, armëve, ekstazive, kartëmonedhave si dhe indikacionet e pagesave që duheshin bërë në Amerikën Latine dhe dëshmi të transfertave nga Brazili dhe Bolivia në Francë, Belgjikë dhe Angli. Kokaina transportohej nga Amerika e Jugut në Belgjikë me anije peshkimi të cilat e lënë kokainën në det ku ajo merret me jahte, me fluturime komerciale, me avionë privatë apo edhe në kontejnerë. Organizata kriminale ishte aktive edhe në trafikun e armëve, makinave dhe drogës, si dhe prostitucionit. Bëhet fjalë për transferime futbollistësh për shuma të konsiderueshme. Menaxherët i investojnë të ardhurat e tyre në pasuri të paluajtshme në Gjermani, Shqipëri, Itali dhe Spanjë, kryesisht në Mallorca. Koka e grupit ishte një shqiptar nga Kosova, Bashkim O., që së bashku me Artur S., u vendosën në Majami, ishte shënjestruar në Spanjë nga hetimet që nga viti 2018. Ky i fundit, së bashku me një tjetër shqiptar, dyshohet se kanë diskutuar investimin në një kullë në Tiranë, por ata vetë e mohojnë një gjë të tillë.

Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45