Top Channel/ “Do më qëllonin me thikë”, 12-vjeçari kërcënohet në Snapchat! Ç’propozon Australia
21/11/2024 19:57

“Unë u ndjeva shumë i frikësuar,” thotë James, për BBC, duke përshkruar një incident në Snapchat që e bëri atë të pyeste veten nëse ishte i sigurt të shkonte në shkollë. Djali australian, 12 vjeç, kishte pasur një mosmarrëveshje me një mik dhe një natë para djali e futi atë në një grup në rrjete sociale me dy adoleshentë më të mëdhenj. Menjëherë, në telefonin e tij filluan të vijnë një varg mesazhesh të dhunshme. “Njëri prej tyre dukej sikur ishte ndoshta 17 vjeç,” thotë ai. “Ai më dërgoi video të tij me një hanxha. Pastaj kishte mesazhe zanore që thoshin se do të më kapnin dhe të më goditnin me thikë.” Djali, që për arsye sigurie BBC e prezanton si James e jo me emrin e tij të vërtetë – hapi Snapchat për herë të parë kur ishte 10 vjeç, pasi një shok klase u tha të gjithëve në grupin e tyre të miqësisë të shkarkonin aplikacionin. Por pasi u tha prindërve të tij për përvojën e tij të bullizmit në internet, ai mbylli llogarinë. Përvoja e tij është një këmbanë paralajmëruese që tregon pse është i nevojshëm ndalimi i propozuar nga qeveria australiane në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, thotë nëna e James. Ligjet, të cilat u paraqitën në dhomën e ulët të parlamentit të enjten, u quajtën nga kryeministri Anthony Albanese si “udhëheqëse të botës”. Por ndërsa shumë prindër e kanë duartrokitur masën, disa ekspertë kanë vënë në dyshim nëse fëmijëve duhet t’u ndalohet aksesi në mediat sociale dhe cilat mund të jenë efektet negative të bërjes së kësaj.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34