Top Channel/Do mbahej në Bosnje, anulohet për një tender samiti BE-Ballkani Perëndimor!
28/11/2024 15:13

Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës vendosi anulimin e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që ishte planifikuar të mbahej në 4 dhe 5 dhjetor në Neum të Bosnje Hercegovinës, dhe e gjithë kjo për shkak të një tenderi. Lajmin e konfirmoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, njëherazi ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, i cili tha se samiti i anulua për shkak se dështoi tenderi për organizimin e këtij eventi. “Pati një ankesëndaj atyre që paraqitën ofertën më të mirë”, ka rrëfyer ai. Helez shtoi se tenderi i ri për organizimin e samitit do të shpallet “menjëherë” dhe se me shumë gjasë ky takim mund të mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Samiti duhet të mblidhtë liderët kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtartisht, pritej që në punimet e tij të merrte pjesë edhe Marta Kos, e cila në 1 dhjetor merr detyrën e komisioneres së BE-së për Zgjerimin. Kjo duhet të ishte një nga vizitat e saj të para zyrtare. Pikërisht sllovenia Kos pritet të merret më së shumti me Ballkanin Perëndimor në pesë vitet e ardhshme se bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. Që të dyja, gjatë seancave dëgjimore, kanë premtuar se do të angazhohen që në pesë vjetët e ardhshëm zgjerimi i Bashkimit Europian të bëhet realitet.

Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32