Top Channel/ “Do kesh të njëjtin fat si Fico”, shokon kryeministri gjeorgjian: Zyrtari i BE-së…
23/05/2024 22:39

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka zbuluar se një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian e ka paralajmëruar se do të ketë fatin e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Në një postim në Facebook, ai njoftoi se zyrtari e ka paralajmëruar se mund të vritet nëse ai miraton një ligj të frymëzuar nga Rusia për “agjentët e huaj” . Lideri gjeorgjian tha se është paralajmëruar të jetë i kujdesshëm, nga personi që ka preferuar ta mbajë anonim, i cili iu referua atentatit të fundit ndaj Ficos. Deklarata e gjeorgjianit vinte në dukje se komisioneri i BE-së kishte renditur një sërë masash ndëshkuese që mund të futeshin nga udhëheqësit perëndimorë nëse ligji i diskutueshëm miratohej. Pavarësisht se fillimisht u mbajt anonim, ka qenë vetë Olivér Várhelyi, komisioneri hungarez, përgjegjës për zgjerimin e BE-së, i cili zbuloi se paralajmërimi erdhi nga ai. Por ai theksoi se biseda telefonike me liderin gjeorgjian është nxjerrë jashtë kontekstit, dhe për këtë i vjen keq. Várhelyi tha se kishte për qëllim t’i kërkonte kryeministrit “të mos e ndezë më tej situatën” duke miratuar ligjin për agjentët e huaj, “i cili mund të çojë në polarizim të mëtejshëm dhe në situata të mundshme të pakontrolluara”. “Në këtë drejtim, ngjarja e fundit tragjike në Sllovaki u bë si shembull dhe si referencë se ku mund të çojë një nivel kaq i lartë polarizimi në një shoqëri edhe në Evropë”, citohet të ketë thënë ai sipas mediave të huaja. Pamjet: GG/ AFP/ PP

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB