Donald Trump deklaroi se SHBA do të ndërmarrë “veprime shumë të forta” kundër Iranit nëse ai ekzekuton protestuesit, sic po raportohet në mediat ndërkombëtare. Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë i inkurajoi tubuesit iranianë të vazhdojnë protestat e tyre dhe të marrin nën kontroll institucionet e vendit, duke i siguruar se “ndihma po vjen”.