Më shumë se 300 migrantë që po udhëtonin drejt Britanisë gjatë verës së kaluar u rrëmbyen, torturuan dhe u kërcënuan me heqje të organeve, pohon BBC. Të rinjtë, të gjithë nga Kurdistani Irakian, u kapën në Libi nga forca paraushtarake që kërkuan një shpërblim prej 5,000 dollarësh nga secila familje dhe kërcënuan se do t’u hiqte veshkat klandestinëve nëse pagesa nuk bëhej shpejt.