Top Channel/ “Do i qëndroj besnik Kushtetutës”, koha kur Altin Dumani mori bekimin e Ilir Metës
25/10/2024 22:17

Në vitin 2019 Altin Dumani shtrëngoi dorën me presidentin e asaj kohe Ilir Metën ku u betua si prokuror i SPAK, ndërsa 5 vite më vonë, ishte ai që firmosi flet arrestin për Metën. Vetë Dumani, mori bekimin nga Presidenti Meta më 19 dhjetor 2019, dhe u betua se do të ishte besnik ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale.” Ditëve të fundit ka bërë bujë lajmi i arrestimit të ish-presidentit Ilir meta për tre akuza, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Që kur u thirr në dyert e SPAK ku u pyet para prokurorëve për akuzat ndaj tij, Meta vijoi për muaj me radhë me akuza të rënda ndaj kryeprokurorit Dumani, ndërsa kjo përplasje vijoi edhe në seancën e Metës dy ditë më parë. Ilir Metës iu caktua masa “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06