Top Channel/“Do hapim konsullatën shqiptare në Miçigan”,Rama: Dëgjova që do bënin protestë edhe këtu
21/09/2026 20:06

Kryeministri Rama, gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me shqiptarët në Miçigan, komentoi edhe vendimin e Hagës për 4 ish-liderët e UÇK-së. Kryeministri u shpreh se edhe pse shpesh thuhet se vendimet e gjykatave duhen respektuar, në këtë rast, dënimi me 81 vite burg i 4 ish-liderëve të UÇK është ‘një varrosje për së gjalli’. Rama shtoi se populli i Kosovës nuk e gjen veten në këtë vendim që u bë në emër të tyre, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës. “Dua t’ju them që si rrallëherë jam përpëlitur sa këtë herë, duke rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse as kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë përpara disa ditësh, po edhe nuk gjeja rrugën se si t’i qasesha atij gurit të madh, të rëndë përballë të cilit për hir të vërtetës, fjalët duken të kota njësoj si në një mort. Një mort për së gjalli në këtë rast, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare. Ka një fjalë që na e përsërisin shpesh dhe që e përsërisim shpesh: ‘’Respektoni vendimin e Gjykatës. Vendimet e gjykatave duhen respektuar. Shteti i të drejtës, bota demokratike funksionon mbi respektin për vendimet e Gjykatave”, dhe nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e Gjykatës, por edhe vetë vdekjen në heshtje e pranon vetëm ai që vdes. Problemi në këtë rast nuk është të mos respektosh vendimin e Gjykatës, po problemi është si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, kur vetë populli nuk e gjen asgjëkund veten në atë vendim të dhënë, jo thjesht në gjuhë të huaj, po edhe në një tëhuajsim të vetë drejtësisë. Natyrisht që Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, për sidoqoftë të zgjedhurit e popullit të saj do të vendosin ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre katër burrave dhe unë besoj se respektimi i detyruar dhe i padiskutueshëm i atij vendimi të Gjykatës, nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si një fatalitet pa apel”, u shpreh kryeministri Rama.

Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05