Top Channel/ “Do gjejmë zgjidhje për miqtë serbë”! Putin i premton Vuçiç çmim të arsyeshëm për gazin
25/11/2021 22:55

“Mendoj se do të biem dakord për çmimin e gazit”. Kështu u shpreh Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi që zgjati mbi tre orë me presidentin rus Vladimir Putin. “Do të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për miqtë tanë serbë”, tha Putin. Vuçiç theksoi se raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë sepse shtetet janë partnerë strategjikë, dhe se bashkëpunimi po vazhdon në të gjitha fushat. Këtu përfshihet edhe bashkëpunimi ushtarako-teknik, ku Putin u shpreh se manovrat e rregullta të forcave të sigurisë ‘padyshim që u shërbejnë të dyja shteteve’. Vuçiç udhëtoi drejt Rusisë për vizitë zyrtare dhe siç ishte paralajmëruar, mori gjithë vëmendjen e medieve. “Çdo takim me presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin, ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin tonë”, shkroi presidenti serb në rrjetin social Instagram. Vuçiç, më herët kishte deklaruar se do ti kërkonte presidentit Putin një çmim të arsyeshëm të gazit, e që në Serbi aktualisht paguhet 270 dollarë për 1 mijë metra kub. Serbia varet nga gazi rus. Marrëveshja me distributorin rus “Gazprom” do të skadojë në fund të vitit 2021, ndërsa po negociioet për marrëveshje të re. Vuçiç më herët është shprehur se ka Rusia ka kërkuar një çmimin deri në tre herë më të lartë se aktuali. Takimi konfirmoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira, teksa Putin tregoi se vitin që vjen do të vijë për një vizitë zyrtare në Beograd.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30