Top Channel/ “Do e shqyrtojmë kërkesën e Trump”, Ministri i Jashtëm i Iranit hap mundësinë për…
27/04/2026 22:02

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të hënën se Teherani po shqyrton kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump për rifillimin e negociatave. Sipas një postimi në rrjetet sociale të ministrit, kërkesa për bisedime vjen në një moment kur, sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur objektivat e tyre në raport me Iranin. Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Rusi, Araghchi la të kuptohet se iniciativa për dialog ka ardhur nga Uashingtoni, shkruan Guardian. Ndërkohë, Trump ka anuluar një vizitë të planifikuar në Islamabad nga të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritej të diskutonin për përfundimin e konfliktit. Presidenti amerikan u shpreh se Irani mund të kontaktojë nëse dëshiron të negociojë. Gjatë një takimi në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin, kryediplomati iranian theksoi se Republika Islamike mbetet “e qëndrueshme dhe e fortë”, pavarësisht tensioneve dhe konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin. “Bota tani e ka kuptuar fuqinë e vërtetë të Iranit,” deklaroi Araghchi, duke shtuar se situata aktuale ka treguar se vendi i tij është një sistem i konsoliduar dhe i fuqishëm. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Rusisë, duke theksuar se partneriteti strategjik mes Teheranit dhe Moskës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52