Top Channel/ “Do e pësojnë si ai në Elbasan”/ Xhelal Mziu pendohet dhe kërkon falje
23/04/2021 15:05

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga një mbështetës i Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturës struktura mbrojtëse e votës, është përdorur si argument fushatë për të fituar votat. Kandidati i partisë demokratike Xhelal Mziu në qarkun e Dibrës, mësohet se në disa nga takimet e tij e ka përdorur me mburrje këtë akt. Ja çfarë ka deklaruar Xhelal Mziu në Maqellarë aty ku një ditë më parë grupet e mbrojtjes së votës bllokuan një makinë ku thuhej se kishte para për të blerë vota. Video u shpërnda në mënyrë virale duke u kthyer në një bumerang ndaj vetë PD. Në ditën e fundit të fushatës ishte Partia Demokratike e cila shpërndau një tjetër video ku Xhelal Mziu kërkon ndjesë edhe është duke lexuar një deklaratë të përgatitur më parë. Ndërkohë ndaj Xhelal Mziut ka nisur hetimi për thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës. Edhe në Dibër PD ka krijuar një strukturë për mbrojtjen e votës. Ata ndaluan në Maqellarë një automjet ku thuhej se kishte para për të blerë votat. Por ndryshe nga Elbasani, në Maqellarë nuk janë përdorur armët dhe policia nuk është penguar që të kryejë kontrollet sipas ligjit. Ndërkohë policia lajmëron se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43