Joe Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës, duke akuzuar Vladimir Putinin se ishte ai që "e zgjodhi këtë luftë" dhe tha se pasojat e veprimeve të tij, do t`i paguajë vendi i vet. Sanksionet kanë në objektiv bankat ruse, oligarkët dhe sektorët e teknologjisë së lartë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të bllokojnë asetet e katër bankave të mëdha ruse, do të vendosin mekanizma kontrolli ndaj eksporteve dhe do të vendosin sanksione ndaj oligarkëve.