Top Channel/ Do dëshmonte kundër bandës kriminale, ekzekutohet eksperti i kriptomonedhave në Brazil
09/11/2024 17:59

Një biznesmen brazilian, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin São Paulo. Antônio Vinicius Gritzbach kohët e fundit kishte hyrë në një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët vendas për të dhënë informacion në lidhje me Komandën e Parë të Kapitalit. Si rezultat, ai mori kërcënime me vdekje nga banda, raportojnë mediat lokale. Tre të tjerë u plagosën në sulm, me pamjet në internet që tregojnë pasojat. Policia tha se oficerët ishin vendosur në aeroport dhe zonën përreth. Momenti kur dy persona me kapuç dolën nga një makinë me automatikë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit, u kap nga kamerat e sigurisë. Gritzbach, një ish-anëtar i PCC, hodhi çantën e tij dhe u përpoq të ikte, por ai u qëllua shumë herë dhe vdiq në vendngjarje. Eksperti i kriptomonedhave, Gritzbach kishte qenë në proces për t’u treguar zyrtarëve se si e ndihmoi grupin të pastronte miliona dollarë. Raportet në mediat braziliane sugjerojnë se ai dikur konsiderohej si një “lojtar” kyç në operacionin e bandës. Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Gritzbach kishte premtuar se do të ndihmonte hetuesit të gjenin anëtarët e tjerë dhe të dorëzonin dokumentet. Në këmbim, prokurorët e São Paulo thuhet se i kanë ofruar Gritzbach një falje gjyqësore dhe një ulje të dënimit të tij për pastrim parash.

Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56