Suedia të mos e presë më mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas protestës së fundjavës në Stokholm, ku u dogj një kopje e Kuranit. Ajo që zemëroi më së shumti Ankaranë ishte fakti se Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – e kishte marrë lejen nga autoritetet për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në kryeqytet.