Dhëndri i të moshuarës që ra pre e dhunës nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ka dalë në deklaratë për mediat. Ai tregoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga dhuna e ushtruar nsaj saj, e cila fatkeqësisht vuan nga sëmundja e Alzheimer, që ka të bëjë me çrregullim të kujtesës. Para disa vitesh, zonjës i kishte rënë dëshmor djali vetëm 17 vjeç. Ai tha se ajo vizitohej shpesh nga familjarët, por nuk kishte shprehur shqetësime.