Top Channel/Ditëlindja u kthye në tragjedi, 2 italianët që vdiqën në aksident ktheheshin nga festa
24/08/2023 22:27

Detaje të reja dalin në dritë për aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të së enjtes. Dy të rinjtë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç që humbën jetën në një aksident rrugor mësohet se po ktheheshin në shtëpinë e marrë me qira në jug të vendit, pasi kishin festuar ditëlindjen e 32-vjeçarit Tizzano. Motocikleta me të cilën udhëtonin dy turistët italianë u përplas ballë për ballë me një mjet tip Mercedez që drejtohej nga një 17 vjeçar nga Saranda i cili e drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Policia tha se mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta sipas hetimit paraprak të dy ishin jashtë korsive të tyre sepse përplasja ka ndodhur në mes të rrugës ndërsa dyshohet se motoçikleta ishte me shpejtësi shumë të lartë e përtej normave të lejuara. Menjëherë pas aksidentit ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, për të hetuar të gjithë zinxhirin komandues të policisë rrugore në Vlorë për mospërmbushje të procedurave e standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, është pezulluar nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00