Vizita e Madonna-s në Greqi dhe festa e saj e ditëlindjes në Korfuz kanë kaluar nga faqet e shoëbiz-it në debatin politik, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes deputetes së SYRIZA-s, Elena Akrita, dhe ministrit grek të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis. Shkak u bë një informacion i publikuar nga mediat greke, sipas të cilit banorëve të fshatit Kouramades në Korfuz u ishte kërkuar të mbyllnin dritaret e shtëpive gjatë mbërritjes së yllit amerikan, me qëllim mbrojtjen e privatësisë së saj.Sipas mediave greke , Madonna mbërriti në fshat me automjete të zeza dhe eskortë, ndërsa dy rrugë u mbyllën për ardhjen e saj,madje banorët kanë pohuar se njerëzve iu kërkua të mbanin të mbyllura dritaret, ndërsa në zonë kishte edhe prani policore.