Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot Qeverinë teknike me mandatar Talat Xhaferin. Në ora 11:00 do të fillojë seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.