Top Channel/ Ditë e re, gafë e re! Komenti i Biden për 11 shtatorin, “ndizet” rrjeti
11/09/2024 21:12

Një ditë e re, një gafë e re për presidentin amerikan Joe Biden, tashmë të tërhequr megjithatë nga përpjekja për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, stafetë kjo të cilën ia kaloi zëvendëses së tij, Kamala Harris. Pak orë përpara debatit televiziv të kandidates demokrate me rivalin e saj republikan Donald Trump, Biden rrëmbeu sërish vëmendjen me gafën e radhës. Teksa i drejtohej lëniës së Shtëpisë së Bardhë në ditën përpara 23 vjetorit të sulmeve terroriste që shokuan Amerikën e mbarë botën, Bidenit i rrëshqiti goja për këtë datë nevralgjike për amerikanët. “Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në Nju Jork. Atje do të ndjekim debatin, e pastaj nesër do të bëj 11 shtatorin”, ka thënë 81-vjeçari, që në fakt, me sa duket, kishte pasur ndërmend t`i referohej pjesëmarrjes së tij të planifikuar në ceremonitë solemne përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Komentet në rrjet nuk vonuan të shpërthenin. “Po… Ai e bëri prapë”, thoshte një ndjekës, që më tej shton: “Duhet të jem i sinqertë derisa pashë atë videon ku thotë ‘nesër do të bëj 11 shtatorin’ kisha harruar që Joe Biden ishte gjallë”. Paraqitja e dobët e tij në debatin me Trump në qershor çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara për president më 21 korrik.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57