Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha se qeveria po ndërmerr nisma për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ. Në një bashkëbisedim me familjet kujdestare dhe birësuese në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ministrja Sala u shpreh se fokusi kryesor i qeverisë janë fëmijët.