Top Channel/ Dita ndërkombëtare e egjiptianëve, ekspozitë për historinë dhe sfidat në Shqipëri
24/06/2026 20:04

Në Ditën Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli një ekspozitë me dokumente mbi historikun, traditat dhe përpjekjet për integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare, që gjurmën në territorin tonë i ka që prej antikitetit. Për herë të parë, u ekspozua dhe një dorëshkrim i rrallë i vitit 1921 Deklarata “Mbrojtja e Minoriteteve” e nënshkruar nga Fan Noli në emër të shtetit shqiptar në Gjenevë. Sipas INSTAT, zyrtarisht llogariten rreth 12 mijë qytetarë të komunitetit egjiptian në Shqipëri. Që nga viti 2017, egjiptianët në vendin tonë njihen ligjërisht si pakicë kombëtare, por ende përballen me sfida të vazhdueshme Mirela Rrumbullaku, Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi - Paragjykimet, steriotipet, diskriminimi që shfaqet në forma të ndryshme, në strehim, në shëndetësi, në shërbime, vazhdojnë të ekzistojnë. Në aktivitet, përfaqësues të këtij komuniteti dhe pjesëmarrës nga disa institucione treguan problemet me të cilat përballen. Arjan Lile, Komiteti për Pakicat Kombëtare - Investimi në arsim mbetet çelësi kryesor për emancipimin e komunitetit. Përfshirja e tyre në jetën publike dhe institucionale është garancia për një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike. Ndërsa ruajtrja e historisë dhe trashëgimisë është detyrë e çdo brezi. Ervis Çota, Lëvizja Egjiptiane dhe Rome - Sot kemi më shumë të rinj që përfundojnë arsimin e mesëm, profesional apo universitetin më shumë se sa një dekadë ma parë, por pyetja që mund të shtrojmë është a përkthehet ky progress në mundësi reale. Shumë prej tyre, edhe pasi kanë përfunduar studimet, hasin vështirësi për të ushtruar profesionin.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12