E kthyer prej disa vitesh tradite, edhe në Tiranë, dita e verës është festuar nga mijëra qytetarë të cilët kanë parë nga afër aktivitete të shumta që bashkia e Tiranës kishte organizuar. Aktivitete ishin konceptuar për të gjitha grupmoshat. Fëmijët e vegjël e kanë shijuar më së shumti këtë festë, e cila solli në Tiranë simbolet e saj si ballokumet dhe veroret dhe shumë aktivitete për ta. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj zgjodhi të festojë me futbollistët e vegjël për të cilët ka rinovuar edhe fushat sportive mes parkut të Liqenit Artificial.