Besimtarët e krishterë iu drejtuan kishave për shërbesat e Ditës së Ujit të Bekuar. Në qytetin e Durrësit, Liturgjia Hyjnore u krye në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u mor nga besimtarët durrsakë bashkë me bekimin e kësaj dite.