Shqiptarët nuk kanë ujë 24/24 por sipas raportit të entit rregullator të ujit furnizohen mesatarisht 13 orë në ditë. Projekti për furnizimin me ujë pa ndërprerje nisi në vitin 2018 ku deri në 2020 u përmirësua shërbimi në 22 qytete. Në vitin 2021 u përfshinë edhe 7 zona të tjera urbane përmes investimit nga buxheti I shtetit në vlerën e 7.8 mln euro, ku pjesë e tij ishte dhe Kamza. Megjithëse duket se investimi ka mbetur në letër.