Në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë është çelur ekspozita “Udha e Shkronjave Shqipe” me koleksionin e abetareve që janë pjesë e fondit të bibliotekës Thimi Mitko. Në ndërtesën simbol të shkollës së parë shqipe krahas veprave të ndryshme të rilindasve, janë ekspozuar 14 abetare, mes të cilave Evetarit i parë i Naum Veqilharxhit, i botuar në vitin 1844. Kjo abetare ka dy kopje unike, njëra prej të cilave është pjesë e fondit të Bibliotekës së Korçës dhe tjetra e Bibliotekës Kombëtare.