Oborri i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë ishte kthyer këtë të enjte në një “Pekin të vogël”. Në ditën e gjuhës kineze aty u organizuan një sërë aktivitetesh, ku u bë më e dukshme përballja mes dy kulturave. Edhe pse të paktë në numër, të rinjtë kinezë që kanë përfituar bursa studimi në Shqipëri të befasojnë me saktësinë e rrjedhshmërinë që flasin gjuhën shqipe, të cilën e kanë mësuar brenda dy viteve. Ardhja e tyre në vendin tonë shoqërohet me “pagëzimin” me një emër të ri, për shkak të vështirësisë së shqiptimit të emrave të ngjizur në gjuhën kineze.