Në ditën e dytë të gjyqit kundër UÇK në Hagë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi secilin prej tyre.