Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku ka nisur edhe aksioni i ditës së sotme. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në mënyrë të organizuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën kundër qeverisë.