Ka nisur mbrëmjen e sotme dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë. Nën thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, protestuesit janë mbledhur për të vijuar tubimin e tyre të përditshëm. Pasi u grumbulluan në pikën e zakonshme të protestës, qytetarët nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta. Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.