Në ditën e 52-të të protestës, protestuesit janë mbledhur sërish për të vijuar tubimin. Ata janë nisur në drejtim të Kryeministrisë, duke marshuar në rrugët kryesore të qytetit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe kanë përcjellë mesazhet e tyre, ndërsa pritet që protesta të vijojë me fjalime dhe reagime nga organizatorët përpara godinës së Kryeministrisë.