Kanë kaluar 4 ditë që minatori Muharrem Plaku është i bllokuar brenda galerisë së kromit në Bulqizë, aty ku punonte prej 8 vitesh. Kërkimi për gjetjen e 60 vjeçarit vazhdojnë nga ekipi i inspektim shpëtimit të minierave por me ritme të ngadalta dhe me mjete punë elementare. Minatorët e Bulqizës që kërkojnë shokun e tyre nuk kanë asnjë mjet tjetër vec lopatave dhe vagonëve si karroca dore.