Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë u mblodhën përpara Kuvendit, teksa nuk munguan as përplasjet me policinë. Në orën 19:00, ata u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” teksa vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, duke iu rikthyer itinerarit të përhershëm.