Ka nisur në sheshin “Skënderbej” grumbullimi i qytetarëve për ditën e 16-të të protestës. Si çdo ditë tjetër, qytetarët do të mblidhen në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë, aty do të mbajnë edhe fjalimet e tyre. Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.